BallinaKronikeSPAK fut në vetting punonjësit/ 84 persona në “sitë”, 1 i shkarkuar...

SPAK fut në vetting punonjësit/ 84 persona në “sitë”, 1 i shkarkuar e 9 të dorëhequr

spot_img
spot_img

84 punonjës të administratës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK të cilët kryejnë funksione hetimore ose mbështesin drejtpërsëdrejti hetimin, i janë nënshtruar një procesi të brendshëm vettingu.

Një komision i përbërë nga një prokuror, një gjyqtar dhe një anëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit, është duke kontrolluar nëse administrata justifikon pasurinë, ka aftësi profesionale dhe nëse kanë një figurë të përshtatshme për të kryer detyrën pranë SPAK.

Të dhënat e siguruara nga Tv Klan tregojnë se ky proces ka shkarkuar nga detyra 1 punonjës deri më tani, i cili rezultoi i papershtatshëm dhe janë konfirmuar 39 të tjerë.

9 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen nga puna, duke u ndërprerë kontrolli, teksa vijojnë procedurat për 35 punonjës të tjerë të administratës.

Ligji për organizimin dhe funksionimin e institucioneve që do të duhet të luftojnë korrupsionin në vend parashikon që edhe administrata e tyre do të duhet të kalojë sitën e aftësive profesionale, figurës dhe pasurisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular