BallinaKryesorePD, Agalliu: Çdo sulm kundër SPAK bëhet për të mbrojtur klientet e...

PD, Agalliu: Çdo sulm kundër SPAK bëhet për të mbrojtur klientet e qeverisë dhe aferat korruptive të saj lidhur me investimet strategjike

spot_img
spot_img

•PD, Arbi Agalliu: Kryeministri Rama ka sulmuar sërish SPAK-un në Asamblenë e PS-së, ku tha se vënia nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limionit në Sarandë, është absurde

•Agalliu: Çdo sulm kundër SPAK bëhet për të mbrojtur klientet e qeverisë dhe aferat korruptive të saj lidhur me investimet strategjike.

DEKLARATA E SEKRETARIT PËR PROGRAMIN DHE DEPUTETI I PD, ARBI AGALLIU

Përshëndetje të nderuar qytetar!

Partia Demokratike ka denoncuar prej kohësh faktin që një pjesë e mirë e politikës së vjetër, pikërisht ata të cilët kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, i ushtrojnë presion sistemit të drejtësisë e veçanrisht SPAK!

Rasti i fundit është i kryeministrit Rama, i cili në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS-së, tha se vënia nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limionit në Sarandë, është absurde.

Faktet kanë treguar se në emër të investitorëve strategjik kanë përfituar klient të qeverisë apo dhe pjestarë të saj sikurse është rasti i ish ministres Xhaçka!

Ndaj cdo sulm kunder SPAK bëhet për të mbrojtur klientet e qeverisë dhe aferat korruptive të saj lidhur me investimet strategjike.
Për më tepër kjo nxit dhe hap rrugë që edhe krimi i organizuar të bëj të njëjtën gjë. Kjo u evidentua disa dite më parë edhe nga drejtuesi i SPAK!

Partia Demokratike mbështet pa kushte sistemin e drejtësisë e sidomos SPAK të vijojnë luftën kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim të thelluar sidomos kundër korrupsionit të politikanëve.

Ju faleminderit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular