Një adoleshent shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se pas një sherri ka goditur me thikë dy persona.
Mësohet se dy të plagosurit janë të moshës 39 dhe 26-vjeç. Ndërkohë mësohet se përveç 17-vjeçarit gjatë sherrit ka qenë i përfshirë edhe një shqiptar tjetër i shpallur në kërkim.
Sipas Protothema, dy shqiptarët kanë goditur me thikë shtetasit grekë. Ata u dërguan në spitalin e Rodosit dhe pasi morën ndihmën mjekësore u larguan.
Ndërkohë është arrestuar edhe babai i 17-vjeçarit për neglizhencë mbikëqyrje.