Një efektiv policie është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka pësuar lëndime të lehta në këmbë, ndaj do t’i nënshtrohet një skaneri. Autoritetet deri më tani janë shprehur se ngjarja është aksidentale dhe nuk ka paramendim. Shoferi i automjetit është ndaluar dhe po merret në pyetje për ngjarjen.