Pak me pare eshte hedhur shorti per vulen e PD Jane caktuar gjyqtarët e Apelit që do të vendosin. Gjyqtarja relatore do të jetë Alma Ahmeti dhe anëtarë Irida Bezati dhe Elona Toro
Shorti në Apel, reagon nënkryetarja e PD, Pampuri: Të trajtohet me prioritet nga Gjykata. Koha kur për interesat personale kërkohet të mbahet peng një parti politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Postimi i Orjola Pampurit:
Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të trupës gjykuese që do të shqyrtojë në themel çështjen e PD-së, ne i kërkojmë Magjistratëve të Apelit që ta trajtojnë atë me prioritet dhe me profesionalizëm, si interes për demokracinë dhe vendin dhe jo thjesht si një çështje të brendshme partiake.
Pas më shumë se dy vitesh zvarritjesh të pakuptimta dhe duke qenë se jemi një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, është koha që ky diskutim të marrë fund dhe që Partia Demokratike të vijojë misionin e saj për t’u shndërruar në shpresën që presin shqiptarët.
Koha kur për interesat personale kërkohet të mbahen peng një parti politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Dhënia fund e diskutimit të statusit të saj do ta çlirojë PD nga pengmarrja dhe nga përdorimi për interesa vetjake, dhe do ti japë mundësi të jetë alternativa e duhur për njerëzit.