SIGAL UNIQA Group Austria festoi mbrëmjen e djeshme 25-vjetorin e themelimit

0
179

SIGAL UNIQA Group Austria festoi mbrëmjen e djeshme 25-vjetorin e themelimit
Në një koncert festiv në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, i ideuar për të përfaqësuar të tre shtetet ku është prezent Grupi SIGAL UNIQA, në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, qindra të ftuarit shijuan interpretimet e tenorit me famë botërore Ramë Lahaj, sopranos Ulpiana Aliaj, këngëtares nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve.

Koncerti nuk ishte vetëm një shfaqje muzikore, por një shprehje e ndjesive të përulura dhe një përjetim i veçantë për SIGAL UNIQA Group Austria.

Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj të ngrohtë dhe mbështetjen që na jepni gjithmonë.

Festimi i 25-vjetorit të SIGAL UNIQA do të mbetet një kujtim i paharrueshëm, dhe ju ftojmë të na bashkoheni për të shënuar edhe më shumë suksese në të ardhmen.

Me SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku!