BallinaAktualitetDielli ia lë vendin vranësirave dhe reshjeve të shiut, mësoni si do...

Dielli ia lë vendin vranësirave dhe reshjeve të shiut, mësoni si do jetë moti këtë fundjavë

spot_img
spot_img

Intervalet e gjata me diell do ja lënë vendin vranësirave dhe reshjeve të pakëta të shiut këtë fundjavë. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” është shprehur se pjesa e dytë e ditës së diel do të sjellë zhvillim të vranësirave duke bërë që në orët e vona të mbrëmjes, i gjithë territori shqiptar të kalojë nën mbizotërimin e reshjeve.

Hakil Osmani: Dita e premte mbetet nën dominimin e vranësirave të shpeshta, ku parashikohet që gjatë orëve të pasdites të kemi zhvillime të përkohshme duke krijuar dhe mundësira për momente të pakëta me pika shiu kryesisht në zonat qëndrore dhe në zonat lindore. Mbrëmja sjell përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që ky përmirësim të vijojë dhe gjatë paradites së ditës së shtunë duke sjellë intervale të gjata me kthjellime, kalime të lehta të vranësirave. Parashikohet që ditën e shtunë, vranësirat të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës dhe të fokusuara kryesisht në zonat malore.

Përsa i përket ditës së diel, do të vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente në të gjithë vendin tonë ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat veriore duke krijuar dhe mundësira për momente të pakëta me reshje të izoluara shiu, por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillime të vranësirave që pritet të gjenderojnë reshje shiu, jo vetëm në zonat malore, por edhe në ato qëndrore. Reshje, të cilat në orët e vona të mbrëmjes pritet të jenë edhe në zonat jugore duke bërë që i gjithë territori shqiptar të kalojë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm dhe reshjeve të shiut.

Pavarësisht vranësirave dhe reshjeve të shiut, temperaturat do të vijojnë të qëndrojnë të larta gjatë fundjavës, në maksimumet e tyre 21 apo 22 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët.

Hakil Osmani: Ditën e sotme do të kemi maksimumet që do të regjistrohen në vlerën 22 gradë Celsius në vijën bregdetare. Po ashtu, maksimumet në 20 apo 21 gradë Celsius do të regjistrohen dhe në qytetet e zonës së ulët, duke përfshirë edhe kryeqytetin. Dita e shtunë do të vijojë të ketë temperatura të larta, ku më e ndjeshme, pritet që të kemi një rritje të tyre në orët e para të mëngjesit. Maksimumet mbeten në vlerën 22 gradë Celsius. Përsa i përket ditës së dielë, temperaturat mbeten konstante në orët e para të mëngjesit duke bërë që në zonat malore të jenë në vlerën 2 apo 3 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore nga 6 deri në 12 gradë Celsius. Përsa i përket orëve të mesditës, pritet të kemi një rënie me 1 gradë Celsius. 

/tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular