Një video epike është duke bërë xhiron e rrjetit, ku ka si protagonist mesfushorin danez Hojberg dhe gjyqtarin e dulit miqësor ndaj Zvicrës, Allard Lindhout.
Pas një topi të dhënë nga shoku i skuadrës Vestergard, mesfushori i Totenhemi, Hobjerg, nuk gjeti rrugë tjetër për të marrë topin në zotërim, veç se të plaste në tokë gjyqtarin e sfidës që i doli përpara.
Ylli i Spurs goditi Lindhout dhe më pas u largua me topin në zotërim nga dueli. Shkaktar për atë incident ishte vetë arbitri i cili nuk bëri lëvizjen e duhur, duke u gjendur në vendin e gabuar.