Shqipëria ka hedhur pas shpinë humbjen ndaj Kilit dhe tashmë të hënën do të sfidojë Suedinë, në ndeshjen miqësore që do luhet në “Friends Arena”, me fillim nga ora 19.00.
Kuqezinjtë kanë mbërritur në Stokholm, në prag të këtij takimi. Trajneri i kombëtares, Silvinjo ka mundësinë të provojë përsëri elementë të ri, të cilët mund të jenë të nevojshëm në Europianin e verës.
Gjithsesi, përtej të gjithave, Shqipërina synon të reagojë, pas disfatës me Kilin, e cila la shije të hidhur te tifozët.
Sa i takon ndeshjes me suedezët, statistikat nuk flasin në favorin tonë, pasi në 5 përballjet e fundit direkte, jemi mposhtur në 3 prej tyre, sakaq numërojmë 1 fitore dhe 1 barazim.