Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Përgjatë orëve të paradites; territori Shqiptar; do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku herë pas here do të pësojnë zhvillim në zonat veriore duke gjeneruar reshje të pakta shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës; të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave në të gjithë vendim duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Të njëtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të shënohen deri në 3°C në zonat malore ndërsa vijojnë kostante maksimalet duke regjistruar vlerën 22°C në Jugperëndimi të territorit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 4 ballë.
Kosova
Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave ku herë pas here do të jenë rrebeshe; Më të dukshme reshjet priten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat dhe reshjet në të gjithë republikën e kosovës, në zonat e thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes por vijojnë njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në zona të izoluara. Po ashtu; Orët e pasdites do të sjellin mbizotërim të vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të MV, ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të republikës së MV. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit por mbeten njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C vlera më e lartë në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent jugor.
Rajoni dhe Evropa
Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Veri – Veriperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në gadishullin Iberik; Britaninë e madhe; Europën Qëndrore, dhe pjesërisht rajonin e Ballkanit duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Ndërkohë; me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë moti; në Europën Lindore Ndërsa moti i kthjellët, me temperatura të larta do të mbizotërojë në; brigjet Egjeut si edhe brigjet e detit të zi. Po ashtu; me mot të kthjellët por të ftohtë do të paraqiten vendet Nordike.