BallinaSportSUEDI-SHQIPËRI/ Luhet në Stokholm, sa tifozë kuqezi priten dhe kush e transmeton...

SUEDI-SHQIPËRI/ Luhet në Stokholm, sa tifozë kuqezi priten dhe kush e transmeton ndeshjen

spot_img
spot_img

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 19:00 miqësoren e dytë me Suedinë. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit. Një stadium 50 mijë vendesh ku luan kombëtarja suedeze dhe klubi i AIK-ut.

Një impiant i ri i cili është hapur në vitin 2012 dhe ka kushtuar 300 milionë euro. Ai përdoret edhe për koncertet e grupeve më të famshme muzikorë në botë. Sa i përket tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium, nga mediat suedeze raportohet se janë shitur rreth 19 mijë bileta, një interes jo shumë i lartë për këtë ndeshje miqësore.

Suedia humbi 5-2 pak ditë më parë ndaj Portugalisë, ndërsa kjo do të jetë përballja e dytë për këtë muaj. Sa i përket tifozëve shqiptare mendohet se janë rreth 1 mijë tifozë në sektorin përkatës të tifozëve miq, ndërsa 1 mijë të tjerë të shpërndarë në pjesët e tjera të stadiumit. Ky takim do të transmetohet në “Tv Klan” dhe “SuperSport”. Ndërkohë, sa i përket kushteve atmosferike, temperatura në orën e ndeshjes në impiantin “Friends Arena” do të jetë 0 gradë dhe pritet të fryjë një erë që mund të arrijë deri në 23 km/h.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular