BallinaSportTelashe ekonomike për ish-mbrojtësin brazilian, nxjerr shtëpinë në shitje

Telashe ekonomike për ish-mbrojtësin brazilian, nxjerr shtëpinë në shitje

spot_img
spot_img

Ish-mbrojtësi i njohur brazilian, Cafu është në telashe të mëdha ekonomike.

Sipas mediave braziliane, Cafu ka rreth 3.3 milionë euro detyrime ndaj bankave dhe për këtë arsye është detyruar të nxjerrë në shitje vilën e tij në Barueri, në Sao Paolo, ku jeton bashkë me familjen.

Vila vlerësohet rreth 7 milionë euro, megjithatë Cafu duhet ta shesë atë brenda muajit prill, sepse më pas ajo konfiskohet nga banka dhe shitet në ankand me një çmim shumë më të ulët sesa ai i tregut.

Problemet ekonomike të Cafu nisën në vitin 2019, kur falimentoi një kompani e tij, e themeluar në 2004-ën dhe që kishte në fokus menaxhimin e karrierës së futbollistëve të rinj.

Tashmë 53 vjeç, Cafu ka pasur një karrierë brilante për 11 sezone në Serinë A me Romën e Milanin, por edhe me kombëtaren braziliane ku numëron 142 ndeshje dhe shumë trofe. /Supersport

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular