Kërkoi të merrte pjesë në seancat në Kuvend, Apeli rrëzon Berishën
Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.
Berisha mbahet i izoluar prej datës 30 dhjetor pas hetimeve të nisura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Fillimisht Gjykata e Shkalles së Parë caktoi masën ”detyrim paraqitje” për Berishën, por ai nuk e zbatoi asnjëherë, çka detyroi prokurorinë të ashpërsonte masën, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie.”