BallinaAktualitet“Pse ish-deputetit nuk i hiqet statusi i investitorit strategjik?”/ Arrestimi i Goros,...

“Pse ish-deputetit nuk i hiqet statusi i investitorit strategjik?”/ Arrestimi i Goros, Lala: Të hetohet roli i kunatës së Xhaçkës

spot_img
spot_img

Gazetarja, Klodiana Lala ka dhënë detaje të lidhje me arrestimin e kryebashkiakut aktual  të Himarës, Jorgo Goro.

Goro u arrestua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për tjetërsim prone, ndërsa Lala e ftuar në “Open” shprehet se dyshon se ky arrestim i tij ësshtë thjeshtë  prerja e një segmenti  për ta stopuar hetimin, sepse sipas bashkëshorti i Xhaçkës që është përfituesi i pronës nuk është një person nën hetim, por është marrë në pyetje si një përson që ka dijeni.

Gaçi është marrë në pyetje si person që ka dijeni nga Prokuroria e Posaçme.  Deri tani nuk është regjistruar emri i tij si person nën hetim. Ligji është i qartë për investimet strategjike. Nëse rezulton që gjatë këtij investimi strategjik prona të jetë marrë me dokumente të falsifikuara, duhet automatikisht që të hiqet statusi. Kjo më bën të dyshoj që arrestimi i z.Goro është thjesht prerja e një segmenti për ta stopuar hetimin.

Prokuroria duhet të shohë për paratë që po investohen. Duhet të hetohet për të parë edhe rolin e kunatës së zonjës Xhaçka. Si mundet që një shtetase amerikane, e cila ka marrë për dekada një pjesë të bregdetit mjaft të lakmuar në Shqipëri. Për të parë sa miliona janë hedhur. Pra janë të gjitha pikat që duhet të sqarohen nga ana e Prokurorisë”, theksoi ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular