BallinaOP EDNesër skemat mbështetse "Mollë e ndalume" për shumicen e fermerëve shqiptarë…

Nesër skemat mbështetse “Mollë e ndalume” për shumicen e fermerëve shqiptarë…

spot_img
spot_img

Nga Gjok Vuksani
Bujqësia është sektori më i prapambetur i ekonomisë shqiptare sepse në shtatë tre-mujorët e fundit ka një rritje afërsisht zero.Buxheti i bujqësisë për 2024 është reduktuar me 11.6% krahasuar me një vit më parë. Skema e mbështetjes për fermerët, për këtë vit është buxhetuar rreth 45,3 % më pak se viti 2023 (skema për naftën falas mbetet e pandryshuar). Nga 141 milion euro që janë buxhetuar për bujqësinë shqiptare vetëm 24% shkojnë direkt për fermerët ndërsa 76% e buxhetit shkon për shpenzime operative, dieta, rroga etj. Ndërsa Kosova i mbështet fermerët me rreth 120 miljon euro për vitin 2024. VKM e vitit 2024 është një copy paste e skemave mbështetëse të vitit të kaluar edhe pse ka muaj të tërë që Ministrja e re trumpetoi me fjalë të mëdha , konsolidim , koperim , bashkim etj etj … Kerkohet te formohen grupe fermerësh me 4 apo 7 përsona pa anjë bazë ligjore , pa asnjë stimul monetar vetëm duke ju premtuar atë që ju jep VKM. Megjithëse blegtoria po shkon drejt shfarrosjes me përgjysmimin e numrit të lopëve të qumështit gjatë 10 viteve të fundit, dhe reduktimin e 700 mijë krerëve të të imtave ne pesë-vjecarin e fundit skema mbështetëse vazhdon të mbetet e njëjtë prej një dekade. Janë ruajtur të njëjtat pagesa për blegtorinë ,10 mijë lekë për cdo lopë dhe 1200 lek për cdo dhi dhe dele. Ndërkohë që vëllezërit tanë Kosovar subvencionohen me 180 euro për cdo lopë dhe 30 euro për cdo dele apo dhi . Janë ruajtur në mënyrë identike kufijtë e poshtëm të financimit prej 10 lopë dhe 100 dele, megjithëse studimi i FAO i 2022 thekson se kjo skemë mbështetëse për blegtorinë ka ndikuar në reduktimin e numrit të bagëtive. Është ruajtur e njëjta pagesë prej 200 mijë lekë (një vlerë qesharake) për mbështetjen e kultivimit të perimeve në serë, por është vendosur një vizë e kuqe që nuk mund të kapërcehet nga shumica e fermerëve sepse duhet të mbjellin jo më pak se 1 (një) ha. Asnjë fermer nuk mund të plotësoj kushtin që të kultivojë 1ha serë vetem me një kulture (p.sh kastravec) sepse nuk mund të sigurojë tregun. Është ruajtur e njëjta skemë për naftën falas për feremeret duke vendosuar si kufij minimal sipërfaqen prej 1 ha duke eleminuar automatikisht pothuajse të gjithë fermerët në zonat veriore dhe lindore të Shqipërisë që disponojnë pak tokë. Nga mungesa e certifikatave të pronësisë mbi tokën shpeshherë nafta nuk shkon tek ai që e punon tokën por tek ai që disponon letrat. Është hequr pa asnjë studim skema për mbështetjen e peshkimit megjithse direktivat e Bashkimit Europian e konsiderojnë si proritet zhvillimin e “Ekonomisë Blu”. Është hequr skema për “Tregjet e produkteve bujqësore, tregjet e kafshëve të gjalla dhe thertoret” megjithse tregtimi i produkteve bujqësore është një nga problemet më të mprehta që ka bujqësia shqiptare. Fermerët e shesin kastravecin dhe domaten me 20 lekë ,ndërsa grosistët e shesin tek konsumatorët me 10 fish , kur 90 % e transaksioneve janë informale dhe në këtë situatë Ministria e Bujqësisë heq dorë nga mbështetja e tregut të produkteve bujqësore , absurditet më të madh nuk mund të ketë. Ndërsa fakti më skandaloz është pika 3 e VKM kur fondi në dispozicion rezulton më i vogël se totali i kërkesës së aplikimeve, vlera e financimit që përfitohet për njësi (krerë, zgjua apo ha), reduktohet në përputhje me këtë fond. E thënë më thjeshtë kur fondi në një skemë është i pamjaftueshëm për të gjithë aplikuesit, ai ndahet sipas parimit komunist “nga një thërrime për të gjithë”. Pra një blegtor nuk do të marrë 10 mijë lekë për një lopë sipas VKM por 5 apo 6 mijë lekë në varësi të fondit që jep qeveria. Në politikat mbështetëse të qeverisë shqiptare nuk ka asgjë për mekanizimin dhe automatizimin si i vetmi instrument për zhvillimn e bujqësisë në kushtet e shpopullimit të fshatit. Gjithashtu nuk jepet asnjë mbështetje për eksportet si një nga prioritet e bujqësisë shiptare, nuk mendohet fare për sigurimin e kulturave bujqësore në kushtet e ndryshimeve klimatike të theksuara dhe riskut të madh që ka VENDI YNË. Une nuk e shikon subvencionin si qëllim ne vetvete por si mekanizëm që mbi bazën e studimeve paraprake mund të orjentojë fermerët drejt kulturave dhe teknologjive fitimprurëse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular