Një nominim ndryshe ka ndodhur prime-n e sotëm. Vajzat dhe djemtë u ndanë në dy dhoma të ndryshme, teksa secili banor duhet të shkruante emrin e një banori tjetër nga gjinia e kundërt. Dy banorët që shkruan emrin e njëri-tjetrit do të shpëtonin nga ky televotim.
Ata ishin: Romeo-Heidi, Juli-Erjola, Jetmir-Françeska.
Gjithë pjesa tjetër e shtëpisë kështu ka shkuar në televotim, me një nga banorët që do të lërë shtëpinë të shtunën.