Në humbjen 1-0 të Shqipërisë përballë Suedisë, ra në sy sidomos paraqitja e Thomas Strakoshës. Portieri i kuqezinjve dhuroi disa pritje vendimtare gjatë kësaj sfide, sidomos ndaj goditjeve të sulmuesit të Njukasëll, Aleksander Isak.
Ky i fundit, duke luajtur si një anësor ofensiv i majtë, provoi disa herë të kalonte portierin kuqezi, por pa sukses. Pas ndeshjes, ai u shpreh se i ishte i pakënaqur me paraqitjen e tij pikërisht për këtë arsye .
“Mendoj se në përgjithësi finalizimi im ishte i keq. Ai është pozicioni im i preferuar në kufijtë e zonës për të goditur, Ndaj nuk jam i kënaqur me atë që bëra. Duhej të kisha shënuar një gol në ato situata që u krijuan”, tha sulmuesi i Suedisë.