Shqipëri, 27 mars 2024 – Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri, si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror, ka kënaqësinë të njoftojë nisjen e “Women on Air”, një forum dedikur punonjësve të Wizz Air. Kjo nismë novatore tregon përkushtimin e linjës ajrore ndaj diversitetit gjinor dhe zbatimin e tij në industrinë e aviacionit, një industri që tradicionalisht ka qenë e dominuar nga meshkujt.
Forumi “Women on Air, i cili është i pari i këtij lloji në Wizz Air, bëri së bashku 140 pjesmarrës në Budapest dhe prezantoi një ekip grash të dalluara në idustri, të cilat mbajnë poste të ndryshme, duke filluar nga kapitene dhe oficere të para deri tek drejtuese të larta të linjës ajrore, poste të larta në dhënien e avionëve me qira, kompanitë prodhuese, përfaqësuese të autoritetit të industrisë, si dhe diplomatet në aviacion. Këta gra udhëheqëse në fushën e tyre, ndanë përvojat personale si dhe perspektivat mbi diversitetin gjinor dhe përfshirjen. Tema të tjera të diskutuara ishin postet udhëheqëse, ekulibri midis jetës personale dhe punës si dhe ndërtimi i besimit dhe tejkalimi i sfidave në bord dhe në mjedisin e korporatës.
Forumi “Women on Air” përputhet me qëllimet e kompanisë për të arritur diversitetin dhe përfshirjen e të gjithëve në organizatë dhe në industrinë e aviacionit. Linja ajrore po punon në mënyrë aktive drejt fuqizimit të grave në të gjithë pozicionet, duke numëruar një shifër prej 65% të ekuipazhit të përbërë nga gra si dhe 5% pilote femra. Kompania po punon drejt qëllimit të saj: 7% e ekuipazhit të fluturimit të jetë i përbërë nga gra, një program që mbështetet edhe nga iniciativa e veçantë e Akademisë së Pilotëve “She Can Fly”, duke i krijuar të gjithë grave mundësi më të mira në zhvillimin e karrierës së tyre dhe sukses në fushën e pilotimit të avionëve.
Yvonne Moynihan, Zyrtare e Korporatës për çështjet mjedisore dhe sociale në Wizz Air tha: “Ne ndihemi krenarë për nisjen e iniciativës “Women on Air” si pjesë e përkushtimin të vazhdueshëm të kompanisë për të nxitur diversitetin dhe përfshirjen brenda Wizz Air, por edhe në industrinë e aviacionit në përgjithësi. Duke ofruar një platformë dinamike për gratë udhëheqëse, në të cilën ato mund të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre me ekipin e WIZZ, ne synojmë të frymëzojmë, fuqizojmë dhe t’u hapim rrugë gjeneratës së re të profesionistëve të aviacionit.”
Charlotte Pedersen, Anëtare Bordi në Wizz Air, tha: Industria e aviacionit, pavarësisht shumë përpjekjeve, mbetet prapa industrive të tjera për sa i përket diversitetit gjinor, prandaj është e rëndësishme të vazhdojmë të fokusohemi në frymëzimin dhe motivimin e më shumë grave për t’u bërë pjesë e këtij sektori. Gjithashtu, ne kemi nevojë që gratë të fuqizohen në karriera udhëheqëse – duke krijuar një mjedis më gjithëpërfshirës për të gjithë. Nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë fuqia e të pasurit modele të tilla në të gjitha nivelet organizative. Forumi i Wizz Air “Women on Air” është një mundësi e shkëlqyer për bashkëpunim dhe diskutime të ndryshme, ku të gjithë pjesëmarrëset mund të mësojnë nga njëra-tjetra, të gjejnë frymëzim, si dhe të eksplorojnë mundësi të ndryshme për zhvillimin e karrierës së tyre.