Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, një banesë në katin e katërt të një pallati në Patos është përfshirë nga flakët. Si pasojë e këtij zjarri ka pasur vetëm dëme materiale. Pas ndërhyrjes së policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse zjarri është shuar.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, në Patos, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.