Një 93-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i 2 i banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në lagjen “Pavarësia 3” rreth orës 09:35.
I moshuari E.F. humbi jetën në vend si pasojë e rrëzimit nga lartësia.
Grupi hetimor i policisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.