BallinaSociale“Duhet të nisë një hetim kryesisht”- Koncesioni i Butrintit, Zhupa: Këshilli i...

“Duhet të nisë një hetim kryesisht”- Koncesioni i Butrintit, Zhupa: Këshilli i Ministrave është përpjekur të mashtrojë GJK dhe SPAK

spot_img
spot_img

Deputetja, Ina Zhupa thotë se qeveria ka mashtruar Gjykatën Kushtetuese, por edhe SPAK në rastin e koncesionit të Butrintit, duke thënë se nuk e kishte raportin e UNESCO

Në një reagim në rrjetet sociale, Zhupa ka publikuar edhe intervistën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhënë për Zërin e Amerikës, ndërsa thekson se “askush nuk mund të fshihet, pas vendimarrjes kolektive”.

Zhupa shprehet se Gjykimi Kushtetues, nuk është gjykim penal, por “askush që ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në këtë çështje, nuk do mundet t’i shpëtojë llogaridhënies për veprimet dhe vendimmarrjet e tij në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesin publik. Askush nuk mund të fshihet, pas vendimmarrjes kolektive, faktet janë të qarta, të provuara dhe publike”.

Reagimi i Ina Zhupes

Si Deputete e Partisë Demokratike, që kam mbrojtur dhe përfaqësuar sëbashku me ekipin e avokatëve, në gjykimin kushtetues betejën juridike kundër koncesionit të Butrintit dua të falenderoj shumë angazhimin e VOA- Zëri i Amerikës, në mbulimin dhe përcjelljen objektive të çështjes që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese për Butrintin.

Përpara pak ditësh në VOA ka qenë e ftuar dhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetues së Republikës së Shqipërisë, e cila e pyetur nga gazetarja e mirënjohur Keida Kostreci, ka pohuar se Gjykata Kushtetuese, ka riçelur hetimin gjyqësor për Butrintin, për shkak se është konstatuar se Qeveria Shqiptare, kishte deklaruar më parë, se nuk e dispononte Raportin e UNESCO ndërkohë që ne i provuam Gjykatës, se kjo nuk ishte e vërtetë.

Fakti, tregoi, se Raporti i UNESCO, jo vetëm që ekzistonte, prej më shumë se 9 muajsh, por duke qenë se ai ishte kundër Marrëveshjes së Koncesionit, si formë menaxhimi të Butrinit, qeveria bëri gjithë përpjekjet e mundshme, për ta gënjyer gjykatën dhe opinionin publik.

Është e vërtetë, që Gjykimi Kushtetuese, nuk është proces penal, por ai duhet të zbatojë të njëjtat standarte të administrimit të të dhënave, provave, të procesit të rregullt ligjor, ndaj kur Gjykata Kushtetuese, konstaton se një palë gënjën, mashtron, jo vetëm opinionin publik, por dhe vet gjykatën, kjo e fundit, nuk ka se si të bëhet palë me qeverinë, në mashtrimin e kësaj në fundit.

Gjykimi Kushtetues, nuk është gjykim penal, por askush që ka qenë i përfshirë drejtëpëdrejtë në këtë çështje, nuk do mundet ti shpëtojë llogaridhënies për veprimet dhe vendimarrjet e tij në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesin publik. Askush nuk mund të fshihet, pas vendimarrjes kolektive, faktet janë të qarta, të provuara dhe publike. Mjafton vetëm fakti, që Këshilli i Ministrave, është përpjekur të mashtrojë dhe Gjykatën Kushtetuese, dhe SPAK, duhet të nisë një hetim Kryesisht.

Ne presim me durim, përfundimin e këtij gjykimi, dhe vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, ndaj si përfaqësuese e Palës Kërkuese, uroj shumë që kjo qasje transparente e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, të udhëheqë trupën gjyqësore në Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e kësaj çështje me interes të lartë kombëtar dhe identitetit shqiptar.

Ju ftoj ta ndiqni pjesë nga intervista e znj. Holta Zaçaj në VOA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular