Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik në Këlcyrë ku humbën jetën drejtuesi i makinës nga Shkodra dhe 7 klandestinë.
Siç shihet në foto, makina e cila doli nga rruga në aksin Këlcyrë- Përmet dhe ra në anë të lumit Vjosë, është shkatërruar totalisht si pasojë e aksidentit.
Përplasja e mjetit tip Benz ka ndodhur rreth orës 04:00 dhe dyshohet si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi.
Njoftimi i policisë:
Këlcyrë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.
Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.
Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.
Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.