BallinaAktualitetDueli Olsi Rama- Gazment Bardhi/ Robert Rakipllari: Çeshtja tani është juridike.Të marrë...

Dueli Olsi Rama- Gazment Bardhi/ Robert Rakipllari: Çeshtja tani është juridike.Të marrë fund kultura e shpifur e akuzave

spot_img
spot_img

Debati politik mes Gazment Bardhit dhe Olsi Ramës u shndërrua në një çështje juridike, në momentin që ky i fundit bëri një padi për shpifje në SPAK, sipas drejtorit të informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari.

I ftuar në “Breaking” në Top News, Rakipllari u shpreh se denoncimi i Bardhit se vëllai i kryeministrit është i përfshirë në një organizatë kriminale në Xibrakë, nuk është i ri, pasi me pare kane akuzuar edhe Berisha e Basha, por tani i takon Prokurorisë së Posaçme te japë verdiktin e saj.

Nuk është deklarata e parë e Bardhit, ka bërë denoncime edhe për kolegët, edhe për Berishën, ka artikuluar akuza të forta edhe për Nokën dhe tani i ka harruar. Ky denoncim nuk është i ri, e ka bërë edhe Berisha, edhe Basha. Nuk e di çfarë elementi të ri ka këtë herë, duhet ta vlerësojë SPAK meqë edhe Bardhi ka besim te Prokuroria e Posaçme. Pas padisë që ka bërë Rama dhe letrës së Bardhit për Dumanin, mendoj se tani është çështje juridike, jo më debat politik.

Kjo kultura e shpifur e të hedhurit akuza dhe të përqafuarit më pas duhet të marrë fund. Mendoj se reforma në drejtësi na ka çuar në këtë nivel. Tani SPAK ose vërteton akuzat e Bardhit qe vëllai i Kryeministrit është trafikant droge ose Bardhi do të ndiqet penalisht për një deklaratë të fabrikuar”.

Disa ditë më parë, Gazment Bardhi bëri këtë denoncim publik me pretendimin se Olsi Rama, vëllai kryeministrit Edi Rama, kishte lidhje me grupin që ngriti një laborator kokainë në Xibrakë. Ndërsa sot, Olsi Rama depozitoi në SPAK një padi për shpifje ndaj Bardhit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular