Çifti Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi i janë bashkuar aktores Egla Ceno në dhomën e bardhë, ku janë izoluar veçmas banorëve të tjerë pas u skualifikuan me zarf të zi.
Egla Ceno qëndronte e izoluar aty prej dy ditësh ndërsa moderatori dhe gazetarja iu bashkuan mbrëmjen e sotme, pas leximit të zarfit të zi.
Të tre konkurrentët që u përjashtuan pas përplasjeve të forta mes tyre ku Meritoni dhe Ilnisa përndiqnin aktoren, ndërsa kjo e fundit i derdhi verën në kokë moderatorit, do të bashkëjetojnë së bashku.
“Kërkova falje por ti nuk ishte aty ta dëgjoje. E thashë tek dera, jo jashtë shtëpisë. Mund të kërkosh edhe ti falje po deshe”, i drejtohet Egla Meritonit.
Ndërsa Meritoni iu përgji: “Kërkova dhe unë falje, kur nuk ishe ti”.
Tre banorët janë skualifikuar nga loja dhe s’janë më pjesë e garës, vetëm nëse publiku vendos që ata të rikthehen në shtëpinë e BBV.
Dy prej tyre do të rikthehen në garë të shtunën, ndërsa njëri do të eleminohet.