BallinaSportNjë “perlë” në stërvitje, Jasir Asani në pritje të minutave në Korenë...

Një “perlë” në stërvitje, Jasir Asani në pritje të minutave në Korenë e Jugut

spot_img
spot_img

Pas 5 javësh kampionat, Jasir Asani ende nuk ka luajtur ndeshjen e parë për këtë sezon të K-League në Korenë e Jugut. Trajneri i Gwangju, Jung-Hyo Lee e ka parë të arsyeshme të mos grumbullojë në këtë fillim sezoni sulmuesin shqiptar, edhe pse ky i fundit nuk vuan nga asnjë dëmtim.

Kjo zgjedhje e teknikut Lee ka habitur fansat. Sot, Asani, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon se po stërvitet me skuadrën. Në video, nuk mungon një gol i bukur i tij, gjatë përgatitjeve.
28-vjeçari në sezonin e parë me Gwangju u impenjua në 33 ndeshje kampionati, ku realizoi 7 gola dhe dhuroi 3 asiste

Europiani nuk është larg, Jasir Asani është i destinuar të kërkojë minutat e duhura, në mënyrë që në Europian të tregojë potencialin e tij. Gjatë kualifikueseve, golat e tij i dhanë një dorë përfaqësueses për të arritur objektivin e madh, atë të sigurimit të pjesëmarrjes në Euro 2024.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular