Një tërmet i rrallë goditi zonën e Nju Jorkut të premten në mëngjes, duke tronditur edhe Connecticut dhe New Jersey.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti me magnitudë 4.7 ishte me epiqendër në Lebanon, në Nju Xhersi dhe ra rreth orës 10:23 të mëngjesit.
Lëkundjet janë nderë edhe në veri si Neë Paltz, Nju Jork dhe në perëndim të Delaëare.
“Ekipi im po vlerëson ndikimet dhe çdo dëm që mund të ketë ndodhur dhe ne do të përditësojmë publikun gjatë gjithë ditës,” tha guvernatori i Nju Jorkut Kathy Hochul.