Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Lushnje, ku njëri prej tyre ka përfunduar në spital dhe më pas është shoqëruar në polici.
Sipas bluve të Lushnjës, ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje (5 prill), ku personat kanë konfliktuar dhe dhuna ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta dhe mjeteve prerëse.
Përveç personit të plagosur në polici janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, ndërsa po punohet për kapjen edhe të shtetasve me iniciale J.S dhe M.S.
“Rreth orës 18:30 në qendër të fshatit Karbunarë, Lushnjë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve të cilët janë konfliktuar me sende të forta dhe mjet prerës, ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. S., 29 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë bashkë me 2 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit A. H., dhe E. M., për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasve J. S., dhe M. S., të cilët ishin gjithashtu pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur shtetasi D. S”, tha policia.
Nderkohe oficerët e Policisë Gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.