Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me Dr. Thomas Kunze, Drejtorin e ri të Zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri.
Dr. Kunze, i lindur në vitin 1963 në Lajpcig, është një historian bashkëkohor gjerman, publicist dhe akademik me një përvojë të pasur në fushën e historisë së shteteve ish-sovjetike, Rusisë, Azisë Qendrore, Rumanisë dhe ish-Republikës Demokratike Gjermane.
Pas përfundimit të studimeve për Histori, Gjermanistikë dhe Pedagogji në Jena & Laipcig, Kunze mori edhe gradën “Doktor i Shkencave” në vitin 1991. Përgjatë karrierës së tij ai ka mbajtur role të ndryshme akademike, si Profesor Nderi në Akademinë Presidenciale të Tashkentit, në Universitetin Shtetëror Al-Chorezmi në Uzbekistan, si dhe në Kolegjin “Mircea cel Batran” në Rumani.
Që nga viti 2002, Dr. Kunze ka qenë pjesë integrale e Fondacionit Konrad Adenauer, duke mbajtur poste kyçe si Drejtor i zyrës së KAS në Moskë, Shef i Departamentit të Evropës/Amerikës së Veriut në Berlin dhe duke shërbyer si Përfaqësues Rajonal në Azinë Qendrore, teksa më parë ka mbajtur edhe rolin e Kreut të Zyrës së Emigracionit në Distriktin e Lajpcigut.
Si autor dhe publicist, Dr. Kunze ka shkruar botime të shumta mbi historinë bashkëkohore gjermane dhe atë të Evropës Lindore, ku ndër veprat e tij më të spikatuara përmendim biografitë e Nikolai Çausheskut, e cilësuar si “must-read” për historinë e komunizmit rumun dhe atë të Erih Honekerit, ish-kreut të Gjermanisë Lindore.
Jemi të lumtur të mirëpresim Dr. Thomas Kunze si drejtorin tonë të ri dhe kontributin e tij në avancimin e vlerave dhe misionit të KAS në Shqipëri.
— #KAS
We are pleased to introduce you to Dr. Thomas Kunze, the new Director of the Konrad Adenauer Foundation Office in Albania.
Dr. Kunze, born in 1963 in Leipzig, is a contemporary German historian, publicist, and academic with a rich experience in the history of former Soviet states, Russia, Central Asia, Romania, and the former German Democratic Republic.
After completing his studies in History, German Studies, and Pedagogy in Jena & Leipzig, Kunze also obtained a Ph.D. in 1991. Throughout his career, he has held various academic roles, such as Honorary Professor at the Presidential Academy in Tashkent, at Al-Khwarizmi State University in Uzbekistan, and at “Mircea cel Batran” College in Romania.
Since 2002, Dr. Kunze has been an integral part of the Konrad-Adenauer Foundation, holding key positions such as Director of the KAS office in Moscow, Head of the Department for Europe/North America in Berlin, and serving as Regional Representative in Central Asia. Previously, he also served as the Head of the Emigration Office in the Leipzig District.
As an author and publicist, Dr. Kunze has written numerous publications on contemporary German history and that of Eastern Europe. Among his notable works are biographies of Nicolae Ceausescu, considered a “must-read” for the history of Romanian communism, and Erich Honecker, the former head of East Germany.
We are delighted to welcome Dr. Thomas Kunze as our new leader, and his contribution to advancing the values and mission of KAS in Albania.