BallinaLifestyleMisioni i fshehjes së cigareve/ Debat i ashpër mes Julit dhe banorëve:...

Misioni i fshehjes së cigareve/ Debat i ashpër mes Julit dhe banorëve: Përdore Zotin për një…

spot_img
spot_img

Një mision sekret i është dhënë Julit dhe Erjolës për të fshehur cigaret dhe vape-t e shtëpisë, gjë që sikku debate të ashpra në shtëpi, pasi Juli u betua në Zot. Kjo gjë u komentua në prime kështu:

Juli: Tani jam koshient për atë që kam bërë. Ishin tre veta që kanë thënë zër be, zër be, zër be. Dy veta, s’ka rëndësi. Unë e bëra atë benë aty sepse doja ta çoja misionin deri në fund. I falem Zotit, por këtyre s’kam pse i kërkoj falje fare. Është çdo gjë personale. U mor situata, u përdor në një situatë të shëmtuar, sidomos nga babai i kombit, Romeo, i cili ma paraqiti këtu, siç i themi ne në Shkodër, më patetik se pata. Pastaj Romeos iu bashkuan dhe disa të tjerë. Pastaj Jetmiri e ndërpreu atë gjë. Nuk u ndjeva mirë që u përdor gjithë situata ndaj meje. Përdoret çdo situatë, hiperbolizohet. Unë e di gabimin që kam bërë. Por përdorimi që i bëri Romeo…

Romeo: Sa e njoh unë Julin nuk e njeh asnjë këtu, madje as publiku. Këtë bëjmë ne në shtëpi. Unë them detyrat që kemi ne në shtëpi, këtë kemi për detyrë që t’i zbulojmë publikut. Këto janë fjalë që përdor vetë Juli. Juli thotë gjithë kohës që është gjigand, që bën këto gjërat e zgjuara. Në momentin që i jepet një mision, në paaftësi për ta mbrojtur, përdori benë ndaj Zotit. Si mund t’i besosh këtij njeriu?

Françeska: Gjëja që më shqetëson mua më shumë, është Juli që thotë mashtrusa, mua më ka vënë emrin “Rrençeska”. Në fund Juli doli një supermashtrues, që duhej të zinte be Zotin vetëm për të fituar një sfidë. Mund të thoshte që nuk zë be dhe kjo ishte e gjitha.

Erjola: Unë e thashë që ka bërë gabim, por nuk ka një trup gjykues këtu. Lidhja me Zotin dhe besimi janë indviduale. Kam parë Romeon me Liamin dhe Jetmirin që kanë thënë hajde ta bëjmë të betohet.

Roza: Unë besimin në Zot e kam të shenjtë dhe kjo gjë është identifikuar dhe në shtëpi. Kur kemi aluduar secili për këtë mision, Romeo ka thënë që mendoj se është Juli se bëri be në Zot dhe jo në familje. Më prapa në oborr Romeo e bëri gurgule të madhe pse zuri be në Zot. Tani pse çuditesh? Unë e vlerësoj kur tjetri bën be në Zot.

Romeo: Sepse në shumë situata që unë i kam besuar atij burri, është kur ka bërë be në familje. Unë nuk dyshova besimin e tij.

Liami: Në shumë raste u përmend emri im dhe i Jetmirit. Dy herë ose tre herë kam shkuar te Juli me një tonalitet shumë normal…

Juli: Erdhe atje duke bërtitur. Tha dhe Heidi.

Liami: Bukë me vete nuk kemi ne. Kemi dashur të drejtën tonë. Kaq.

Juli: Pse nuk del Liami që tha në fund, të kam lënë Zotin? Çfarë do të thotë kjo?

Arbëri: Gjithmonë kam pyetur se ku do shkojmë për lojën. Kur përdorim Zotin gënjeshtër, së pari kur zulohet, duhet t’i kërkojë falje dhe të tjerve. Ti disi e ke përdorur duke krijuar këtë gënjeshtër. Ashtu siç nuk më pëlqen fakti që i thonë tjetrit betohu, betohu, betohu. Ti nuk e bërtet atë që beson, por e interpreton nëpërmjet vepraver që bën. Kushdo që beson, realisht t’ia përcjellë publikut me anë të veprimit që bën. Dhe më vjen keq që të gënjesh në emër të Zotit.

Juli: S’e pashë të arshyeshme dhe nuk i kërkova falje.

Arbëri: Për mua, ata ty të besuan. Besuan gënjeshtrën tënde për shkak të besimit që kanë.

Juli: Ata nuk besuan. Ky është problemi, që ata, ky (Romeo) nuk besuan.

Arbëri: Unë nuk e normalizoj dot atë që bëre ti. I ke gënjyer ata.

Romeo: Pse s’u betua Erjola?

Françeska: Është shumë e thjeshtë. Thuaj që bëra gabim, tërhiqem.

Ori: Do të doja shumë ta dëgjonte Juli, sepse realisht më duket shumë fëmijnore që të thuash betohu në Zot, Juli betohet në Zot për lojën dhe thonë të gjithë sa beson. Unë isha e sigurt që Juli mund të na e minimizuar këtë debat dhe Romeon mos të binte te kjo gracka dhe të festonte fitoren e tij, që e zbuloi këtë skemë. Sot mendoja se Juli mund ta mbyllte me një falje.

Romeo: Nuk i ke kërkuar atyre që besojnë falje.

Juli: Ori, unë e kam mbyllur që atë dite. I kam kërkuar falje Atij lartë. Si Jul nuk e shoh të arsyeshme që t’i kërkoj falje këtyre që më bënë presion të bëja be.

Arbëri: Mund të gënjesh prapë duke përdortur Zotin, vazhdo pa problem

Juli: Kë përdora? A mund të ktheni përgjigje?

Romeo: Zotin përdore.

Juli: Atij i kërkova falje. Ty jo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular