BallinaAktualitetBllokohet për një javë segmenti Kukës-Morinë/Do vendoset bazamenti i urës, ja si...

Bllokohet për një javë segmenti Kukës-Morinë/Do vendoset bazamenti i urës, ja si devijon qarkullimi

spot_img
spot_img

Segmenti 3 kilometra i aksit Kukës-Morinë në rrugën e Kombit, prej kësaj të hëne pas orës 14:00 do të jetë i bllokuar deri në përfundimin të punimeve të shtresave rrugore në rrugë e përafrimit në të dy anët e Urës së Re mbi lumin Drin. Asnjë automjet nuk do të qarkullojë edhe për një periudhë 1-javore sa është planifikuar bllokimi deri në përafrimin e Urës mbi bazament.

Sipas një njoftimi zyrtar të Kompanisë Konçensionare, devijimi i lëvizjes së mjeteve bëhet te Ura Drinit të Zi-Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjën e Shtiqenit. Ndërsa për lëvizjen nga Morina në Milot, devijimi i lëvizjes bëhet, tek rampa dalëse e mbikalimit të Gostilit tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.

Policia është angazhuar për të menaxhuar trafikun që do të krijohet nga ky devijim, për shkak të fluksit të lartë të mjeteve e veçanërisht atyre te transportit të mallrave dhe tonazhit të rëndë.

Nga përdoruesit e rrugës kërkohet që të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore gjatë procesit të devijimit të të gjithë trafikut nga aksi rrugor 3 km I Rrugës së Kombit.

Kujtojmë se Bllokimi i segmentit dhe devijimi i trafikut ndodhi edhe kohë me parë për të cilin u bë e ditur se bllokimi do të behej për 12 ditë deri në përfundimin e zhvendosjes se urës metalike mbi Drin.Ura e re do të jetë e gatshme në sezonin e ri turistik të kësaj vere dhe përmbyll përfundimisht piken nevralgjike të rrugës së Kombit, e cila krijonte trafik gjatë sezonit të verës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular