Në një postim në rrjetet sociale, Basha deklaroi se “vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve është zgjidhja e duhur për Shqipërinë”.
Me tej, Basha ka ironizuar PS-në dhe Rithemelimin, duke thënë se janë në garë se kush shkon i pari në SPAK.
Po ashty, ai ka uruar edhe anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika!
Postimi Lulzim Bashës
Ndërkohë që kundërshtarët tanë politikë janë në garë me njëri-tjetrin se kush do paraqitet i pari para drejtësisë, Partia Demokratike e Shqipërisë ecën e sigurt me njerëzit e duhur, pa pengjet e së kaluarës dhe me vizionin e nevojshëm për të bërë ndryshimin që shqiptarët presin.
Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika! Vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.