BallinaAktualitet“I ke me akuzë direkte, janë nën hetim”- Gazetari: Një herë në...

“I ke me akuzë direkte, janë nën hetim”- Gazetari: Një herë në dy ditë, 16-17 ministra shkojnë në SPAK

spot_img
spot_img

Gazetari Basir Çollaku është shprehur se 16-17 ministra që shkojnë me taksi pothuajse 1 herë në dy ditë në SPAK,  pasi janë me akuzë direkte dhe nën hetim.

Çollaku tha se një pjesë e njerëzve të drejtësisë kanë rrëshqitur nga profesioni dhe mendojnë se një vullnet politik sot nuk e bën fajtor dikë nesër kur të gjitha gjurmët janë aty.

Ndër të tjera ai tha se duhet të kërkohet se përse nuk ka avancime në rastet që sipas tij kanë nisur të hetohen në SPAK.

“Një pjesë e njerëzve të drejtësisë kanë rrëshqitur nga profesioni dhe mendojnë se një vullnet politik sot nuk e bën fajtor nesër kur gjurmët janë aty. Rasti i  zonjës Xhaçka ngjan me atë të zotit Kokëdhima në rastin e investimit atje. Ka edhe dosje që përfshijnë Ramën vetë, është dosja e McGonigal, e regjistruar në SPAK.

Duhet të kërkojmë pse nuk ka avancime për të. Aty denoncohen Balla, Veliaj, Gjiknuri, Rama. Është dosja e vëllait të Ramës, është e hapur. Ka shumë gjëra në SPAK, në Gjermani. Këtë duhet të kërkojë drejtësia për këdo. Janë shumë ngjarje gjyqësore, ke 16-17 ministra që shkojnë me taksi pothuajse 1 herë në dy ditë në SPAK. I ke me akuzë direkte, janë nën hetim.

Drejtuesi i SPAK ka deklaruar se ka regjistruar procedimin penal që do të thotë se është në hetim. Është Gjiknuri, Xhaçka , Beqaj, Tahiri, Xhafa, Balluku, janë në SPAK”, tha gazetari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular