BallinaOP EDJa! Kështu Shqipëria vidhet çdo ditë që sjell i Madhi Zot!

Ja! Kështu Shqipëria vidhet çdo ditë që sjell i Madhi Zot!

spot_img
spot_img

Nga Silvana Begaj
Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqenjtë. Me fjalë të tjera, trimëria e shqiptarit, sado e madhe në vete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, e shumë herë pa ditur as vetë për se, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten.

Kështu tha Faik Konica!

Shqiptari të vret! Mjafton të dëgjosh lajmet dhe kupton se shqiptari nuk e mendon dy herë të shkrepë armën, as të dhunoj, as të reagoj, as të lëndoj….

Mjafton ti prekësh gardhin ose ta shikosh në sy më shumë se një sekondë, shqiptari nuk të fal!

Një fjalë e thënë, e pamenduar, nga një individ do të thotë një fis i tërë në gjak.

Këtë kulturë ia ka trashëguar denjësisht dhe të rinjve që po vrasin njëri tjetrin në mënyrë makabre.

Kjo turmë trime dhe e mllefosur udhëhiqet nga sharlatanë të cilët janë duke përjetuar parajsën.

Mllefi, urrejtja dhe trimëria e turmës shfaqet kundrejt më të dobtëve.

Me të dobët nënkuptohet ajo pak Elitë që ka mbetur në Shqipëri.

Ata që punojnë me ndershmëri dhe në mënyrë të paturpshme vazhdojnë me këmbëngulje të mos duan të baltosen.

E ndërkohë në këtë luftë të vogël për asgjë çdo ditë vrihen njerëz nga injoranca dhe varfëria i shtrin rrënjët e saj më gjerë dhe më thellë.

Saga e vjedhjeve është bërë tashmë si një temë që as nuk ia vlen ta diskutojmë sepse Ne e dimë, Ata e dinë, Ju e dini, por askush nuk bën asgjë.

Trimëria e shqiptarit nuk tregohet kurrsesi sepse i është vjedhur e drejta për të pasur një jetë normale dhe po iu shkatërrohet e drejta për të jetuar një jetë të denjë fëmijëve të tyre.

Vjedhja në nivele të larta nuk i shqetëson! Madje i le indiferent!

Në kokën e tyre pasurimi nuk vjen nga një politikë e drejtë, prandaj ndoshta nuk shikojmë atë tërbimin që shfaqin po ti vjedhësh një pulë nga oborri!

Ja! Kështu Shqipëria vidhet çdo ditë që sjell i Madhi Zot

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular