“Gjendja e fermerëve është alarmante”, reagimi kryetares së PD, Fier, Eriselda Çelaj: Importojmë qumësht nga Serbia apo Sllovenia, dhe qumështin vendas e derdhim në rrugë
⛔️”Lahet” me qumësht rrethrrotullimi Savër!
Bujqit dhe fermerët ndodhen përballë politikave denigruese dhe shfrytëzuese.
Importojmë qumësht nga Serbia apo
Sllovenia, dhe qumështin vendas e derdhim në rrugë‼️
Ne kemi luleshtrydhe që hidhen, qumësht që derdhet, pemë që priten, pyje që digjen‼️
Çfarë duhet të ndodhi tjetër⁉️
Gjëndja e fermerëve është alarmante.
Alarmi qëndron në faktin se jo vetëm këto imazhe drithëruese ku djersa e mundi i blegtorëve e fermerëve flaket në rrugë, por edhe statistikat tregojnë rënien pikiat të këtij sektori kaq të rëndësishëm të bujqësisë.
📌Importet mbysin tregun!
📌Subvencionet më të ulta në rajon!
📌Qeveria ka dështuar me skemat mbështetëse!
📌Uje drastike e çmimit brënda 1 viti!
Blegtorët e fermerët janë të pambrojtur nga konkureca e padrejtë e mallrave të importit, nga vjedhja e neglizhenca institucionale.
Për këtë shkak po shkojnë drejt një falimeti të sigurt.
Kjo situatë tepër komplekse kërkon vullnet politik, angazhim të menjëhershëm, të merren masa për stimulimin e prodhimit vendas, për mbrojtejn e konsumatorit, për ndalimin e braktisjes së fshatit e shpopullimit të vëndit.
Me fermerin! Me blegtorin! Me konsumatorin!