BallinaPolitikeA do bashkohet me Rithemelimin nëse humbin vulën? Ja si përgjigjet Alibeaj

A do bashkohet me Rithemelimin nëse humbin vulën? Ja si përgjigjet Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se Partia Demokratike do pranojë pa asnjë koment publik ose jopublik vendimin e gjykatës së Apelit për vulën e partisë.

I pyetur nëse do bashkohet me Rithemelimin nëse gjykata vendos t’ia japë vulën Sali Berishës, Alibeaj u përgjigj se do t’i qëndrojë deri në fund parimeve që beson, pavarësisht vulës. 

“Ne do të pranojmë verdiktin që do të japë gjykata për të këtë çështje, ky është shembulli që i duhet dhënë publikut. Modeli politik që duhet dhënë është të mos paragjykohet, shantazhohet sistemi i drejtësisë.

Ne nuk kemi për të bërë asnjë lloj sulmi ndaj gjykatës, do pranojmë pa asnjë lloj komenti vendimin e Apelit… Unë nuk jam nga ata që shkojnë pas vulës, shkoj pas vlerave, u qëndroj fakti që sot shqiptarët duan që Shqipëria të jetë e orientuar qartësisht në kursin euroatlantik, që nuk duan një kastë të korruptuar, që duan të kenë besim te drejtësia.

Me vulë, pa vulë i qëndron dhe do t’i qëndroj deri në fund këtyre parimeve, asgjë nuk më josh. Çështja e vulës nuk është çështje e vlerave”, tha Alibeaj në një intervistë për Euronews Albania. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular