Kryetari i Rithemelimit Sali Berisha që ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, nga sot është anëtar i grupit parlamentar të PD.
Kërkesa për të rikthyer Berishën dhe disa nga deputetët e Rithemelimit të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD është bërë nga deputeti Gazment Bardhi.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se Bardhi ka anulluar të gjitha masat disiplinore që janë ndërmarrë në 3 vitet e fundit.
Ishte kërkesë e SHBA që Berisha të mos ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike pas shpalljes së tij nongrata.