Basha poston foton me Kurtin menjëherë pas votimit për Kosovën në KiE
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një foto me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti menjëherë pas votimit për Kosovën në KiE.
Reagimi
Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe për Kosovën.
Tani e gjithë energjia tek hapi tjetër që uroj dhe shpresoj në maj t’i vendosë vulën përfundimtare anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.