Tashmë është mësuar çifti i parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, pas dy ndeshjeve që u zhvilluan mbrëmjen e sotme.
PSG dhuroi spektakël në Spanjë, duke eliminuar Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 6-4, për të kaluar në gjysmëfinale.
Në anën tjetër, Dortmundi eliminoi Atletiko Madridin me rezultat të përgjithshëm 5-4, për ta siguruar vendin në gjysmëfinale.
Kjo do të thotë që dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa tashmë dihen edhe datat se kur i zhvillojnë të dy ndeshjet.
Dueli i parë mes PSG-së dhe Dortmundit zhvillohet më 30 prill, ndërsa finalisti përcaktohet më 7 maj.
Nesër në mbrëmjen e 17 prillit do të mësohen dy gjysmëfinalistët e dytë, pasi Real Madridi luan në transfertë ndaj Sitit, ndërsa Bajerni pret Arsenalin. Kujtojmë se finalja e këtij edicion zhvillohet më 1 qershor në “Uembli” nga ora 21:00.