BallinaAktualitetÇmime të ulëta gjatë gjithë vitit: Wizz Multipass tashmë e disponueshme edhe...

Çmime të ulëta gjatë gjithë vitit: Wizz Multipass tashmë e disponueshme edhe në Shqipëri

spot_img
spot_img

Wizz Air zgjeron rrjetin e saj të programit të parë në Europë për të fluturuar me një çmim fiks edhe gjatë sezonit të lartë nëpërmjet një abonimi mujor

Çmimet fillojnë nga 34.99 euro

Shqipëri, 18 prill, 2024: Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri, si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror, u është bashkuar shteteve të tjera në iniciativën e WIZZ Multipass, programi i parë i abonimit ajror në Europë. Abonimi u jep pasagjerëve mundësinë të ruajnë çmimin fiks të biletës për plot 12 muaj. Kjo ofertë ëshë e disponueshme për fluturimet ndërkombëtare për dhe nga Shqipëria, si dhe për fluturimet brenda për brenda dhe ndërkombëtare, për dhe nga Italia.

MultiPass nga Wizz Air u jep mundësinë të gjithë pasagjerëve që abonohen të fluturojnë një herë në muaj drejt destinacioneve të zgjedhura, duke paguar një tarifë mujore fikse që nuk varet nga sezoni, dhe as nëse është një rezervim i bërë në minutën e fundit. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë pasagjerët që duan të udhëtojnë gjatë gjithë vitit pa shpenzuar shumë.

Duke u abonuar, pasagjerët shqiptarë do të mund të planifikojnë udhëtimet që përshtaten më mirë me nevojat e tyre. Ata mund të zgjedhin mes fluturimeve me një rrugë, apo fluturimeve vajtje-ardhje, duke zgjedhur gjithashtu nëse dëshirojnë të shtojnë opsionin Wizz Priority dhe/ose valixhe. Ashtu si rezervimet e zakonshme me Wizz Air, shërbimet shtesë mund të blihen apo shtohen përpara fluturimit nëpërmjet faqes online “Check-in & bookings”.

WIZZ MULTIPASS: TARIFA E ABONIMIT MUJOR  

PËR FLUTURIME NDËRKOMBËTARE ME NISJE NGA SHQIPËRIA

  PLANI  NJË RRUGË  KTHIM
VETËM BILETA34.99 EURO69.99 EURO
BILETA + WIZZ PRIORITY61.99 EURO123.99 EURO
BILETA DHE VALIXHE + 20 KG VALIXHE CHECKED-IN69.99 EURO139.99 EURO
BILETË + WIZZ PRIORITY + 20 KG VALIXHE CHECKED-IN96.99 EUR193.99 EUR

Me këto tarifa, WIZZ MultiPass mund t’i ndihmojë pasagjerët të kursejnë deri në 40% me biletat e tyre drejt destinacioneve më të njohura të këtij viti. Një mundësi e shkëlqyer për këtë sezon veror, veçanërisht për pasagjerët që duhet të udhëtojnë shpesh nga Shqipëria drejt destinacioneve ndërkombëtare.

Klientët do të mund të rezervojnë biletën e tyre menjëherë pas fillimit të abonimit dhe ta kryejnë udhëtimin vetëm pesë ditë më vonë. Në rastin kur pasagjerët zgjedhin ta nisin abonimin muajin në vijim, ata mund ta kryejnë udhëtimin duke nisur nga dita e 6-të e muajit deri në fundin e tij. Abonimi rinovohet çdo ditë të parë të muajit.

WIZZ Multipass mund të blihet edhe në mes të muajit, në rastin që kanë mbetur më shumë se 5 ditë deri në fund të muajit. Klienti do të tarifohet menjëherë dhe mund të fluturojnë drejt destinacionit të tyre brenda 5 ditëve. Në këtë rast, pasagjeri zgjedh një periudhë më të shkurtër për muajin e parë pasi abonimi do të rinovohet çdo ditë të parë të muajit. Për më shumë informacion rreth WIZZ MultiPass, vizitoni faqen zyrtare të Wizz Air.

Rreth Wizz Air:

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 207 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve në vitin 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular