Trupi i pajetë i një emigranti nga Vendet e Treta është gjetur në fshatin Drenovë të Korçës.
Trupi i refugjatatit u konstatua nga banorët e fshatit mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40.
Emigranti dyshohet se është i moshës 25-30 vjeç dhe këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale dhe pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Drenova ashtu si fshatrat e tjerë në juglindje të vendit shërben si shteg për kalimin e emigrantëve të paligjshëm, të cilët hyjnë në Shqipëri për t’u larguar më pas drejt destinacioneve të ndryshme në BE.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.