BallinaKryesorePse nuk “duan” të punojnë të rinjtë?! Papunësia afatgjatë më 2023 arriti...

Pse nuk “duan” të punojnë të rinjtë?! Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë që nga 2017

spot_img
spot_img

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës të huaj për të përmbushur nevojat.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në fund të tremujorit të katërt 2024, papunësia afatgjatë te grupmosha 15-29 vjeç arriti në 14.3%, me rritje 2 pikë për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023 (Shkalla e papunësisë afatgjatë mat papunësinë në lidhje me kohëzgjatjen e papunësisë).

Madje në tremujorin e tretë 2023, papunësia afatgjatë tek kjo grupmoshë ishte 15%, nga 11.9% në tremujorin e tretë 2022.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se papunësia afatgjatë te të rinjtë e moshës 15-29 vjeç arriti në nivelin më të lartë që nga viti tremujori i parë i vitit 2017.

Papunësia te të rinjtë po rritet teksa kjo grupmoshë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 22,0% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë u rrit me 0,6 pikë përqindje. Ndërsa për grupmoshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë ishte 7,9% në tremujorin e fundit 2023.

Pas pandemisë, prirja e papunësisë ka shënuar rritje te të rinjtë. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, papunësia në grup-moshën 15-29 vjeç ishte 21,7%, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar arriti në 22%.

Nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç ra me 94 mijë, ose me 13.7%, por nga ana tjetër, numri i të rinjve që kërkojnë punë është rritur dhe te papunët afatgjatë gjithashtu.

Anketa të tjera që kanë matur emigracionin potencial, kanë treguar se vështirësitë në punësimin e të rinjve janë shkaktari kryesor për emigrimin e tyre.

Gati 80% e personave që largohen nga vendi janë të rinj nën 30 vjeç dhe arsyet e largimit lidhen me përpjekjet për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike./B.Hoxha

Burimi: INSTAT
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular