Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pasi Kongresi amerikan miratoi konfiskimin e aseteve të ngrira ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës ditën e sotme.
Basha përgëzoi këtë vendim dhe shprehur mirënjohje për ligjvënësit amerikanë, në veçanti Kongresmenin French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul që janë nismëtarë të projektligjit.
Ai u shpreh se është nder dhe privilegj që dhe vetë ka pasur ndihmën dhe mbështetjen e tyre në këtë proces në Këshillin e Evropës.
Reagimi i Bashës:
Lajm i shumëpritur nga Washingtoni: Kongresi Amerikan sapo votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.
Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji, Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Europës.