“El Clasico” e së dielës në Madrid do të luhet me një top të veçantë të prodhuar nga “Puma”, që do të jetë në shitje në një edicion të veçantë prej 1400 ekzemplarësh. Ndërkohë, që klasikja e futbollit spanjoll është dhe një nga ndeshjet që tërheq më shumë të interesuar.
Përtej atyre që do të jenë në “Bernabeu”, kjo ndeshje pritet të ketë një audiencë potenciale prej më shumë se 650 milionë njerëzish. Përllogaritjet janë bërë nga liga spanjolle, për të cilën klasikja mes Realit dhe Barcelonës është reklama më e mirë, Veç kësaj, ndeshja do të transmetohet prej 36 kamerash, duke përfshirë kthimin e kamerës ajrore në stadiumin “Santiago Bernabéu” për herë të parë pas punimeve.
Takimi mes Real Madridit dhe Barcelonës nuk do të ketë ndikim vetëm në Spanjë, por do të ketë audiencë në rreth 30 vende. “Ngjarja e yjeve”, sipas ligës spanjolle, do të transmetohet në të gjithë kontinentet, diku me mbulim më të gjerë dhe diku me mbulim special. PANORAMASPORT.AL