Mark Marku, ish-deputeti i PD-së që u angazhua në zgjedhjet parlamentare të 2021 duke kandiduar për deputet në krah të PD-së, tregoi sot në podcatin “Flasim” me kryeministrin Rama se ai ka kërkuar Rithemelimin e partisë qëkur PD ishte në pushtet, por i thanë ‘jemi rehat’.
Edi Rama: Si mund t’i besoje ti dikujt që shumë kohë më pas, edhe për ty rezultoi që nuk mund të besohej më?
Mark Marku: Nuk futem tek njerëzit që besoj dhe i marr gjërat në mënyrë të verbër…Jo nuk u zhgënjeva se nuk nuk kam qenë gënjyer. Për mua një formacion politik si PD janë platforma për njerëzit që kanë interesa për të dhënë kontribut u ofrohet si mundësi. Ishte strukturë që e njihja shumë mirë. Ishte momenti që PD ta bënte një kapërcim. Unë vijoj të mendoj që 8 vjet janë ezauruese për një parti e mendoja që duhej ndryshim dhe doja të bëja gjënë time. Angazhimi im ka qenë vetëm në planin intelektual deri në dy javët e fundit.
Lidhja ime me PD si forcë politike besoj është ajo që the, lëvizja e studentëve.
Shkova, pranova, nuk kam kërkuar asnjëherë, kurrë dhe realisht njerëzit ndonjëherë nuk e besojnë, thonë bën sepse realisht e do. Normalisht e kam dashur në momentin që kam vendosur dhe herën e parë dhe herën e dyte.
Pra kam menduar, po do shkoj dhe pastaj dhe herën e parë që unë e pashë që shumë gjera nuk funksiononin jam shprehur dhe rithemelimin e PD unë e kam kërkuar kur PD ishte në pushtet në 2011 dhe publikisht dhe me dy faqe gazete dhe në Top Channel në emisionin kryesor. Atëherë thoshim çfarë kërkon ky, ne jemi në pushtet, ne jemi rehat, ne jemi mirë, ky kërkon që ne të humbim pushtetin etj dhe unë thoja nëqoftëse ne vazhdojmë kështu në 2011, duke iu qëndruar bindjeve të mia se ajo ishte arsyeja pse isha aty se për çfarë do isha unë aty? Që të bëhesha drejtor, apo që të bëhesha ministër apo që të emëroja drejtor apo ministra. Jo, isha aty se mendoja se mund të ndikoj dhe dëshira për ndikim dhe po them e vetmja arsye është pse të mos ndikosh nëqoftëse ke mundësi të ndikosh dhe thoja nëqoftëse vazhdon kështu do ta humbin pushtetin por dhe nëqoftëse fiton do fitojë për të keqen e shqiptarëve kështu sic është, një mandat të tretë siç ishte mandati i 2013. Duke parë sesi aty këto forcat e pushtetit që e kanë pushtetin si pronë dominonin totalisht hapësirën e forcave të tjera, një partie politike apo një formacioni politik që, ndoshta kanë dhe interesa ndoshta e kanë diçka përtej asaj gjësë të vogël dhe e kam menduar të njëjtën gjë. Thashë me vete: prit se këtë radhë, plus të them të drejtën e shikoja Bashën kryetarin e atëhershme të PD dhe të opozitës si një po themi format të përshtatshëm që mund të sillte diçka të re në politikën shqiptare. Pra atë që të tjerët e quanin si dobësi lidershipin, unë ia quaja përparësi. Pse? Sepse mendoja dhe ia kam thënë sa herë bisedoja me të: Ti nuk je lider i fortë, bëhu i fortë duke qenë lider i dobët dhe duke shfaqur profilin e një lideri i cili qeveris, pra krijon mozaik dhe ti je guri.
Kryeministri Edi Rama: Epo do forcë të madhe ajo!
Mark Marku: Edhe ajo është element lidershipi. Pra këtë mendoja unë, që mund të realizohet. Normalisht në politikë ti e di shumë mirë që s’ka kurrfarë garancie. Ajo çka ti e pret nesër, ndodh sot dhe ajo çka ti pret pasnesër të ndodh pas 10 viteve, nuk ndodh kurrë. Kështu që këtë mendoja dhe kaq dhe iu përgjigja një ftese shumë këmbëngulëse dhe mendoja që po, mund të bëhet.
Top Channel