Edhe në Rrugën e Kombit kanë nisur reshjet e dëborës, ku për pasojë të prezencës se akullit ka ndodhur edhe një aksident.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se në segmentin Fan-Kolsh ka prezencë të borës e akullit
Siç shihet nga pamjet, një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa lëndime në njerëz. Mësohet se në automjet udhëtonin tre persona.