BallinaAktualitetHap dyert shkolla e re “Demokracia” në Valias, një prej 38 objekteve...

Hap dyert shkolla e re “Demokracia” në Valias, një prej 38 objekteve arsimore të ndërtuara në Bashkinë Kamëz

spot_img
spot_img

22 Prill, Valias, Kamëz- Ka hapur dyert shkolla e re 9-vjeçare “Demokracia” në Valias- Kamëz, e cila është rindërtuar me standarde europiane, nëpërmjet Programit të Rindërtimit, financuar nga Qeveria Shqiptare.

Të pranishëm në inspektimin e kompleksit arsimor në Valiasin e ri, të rindërtuar nga themelet, ku përfshihet edhe çerdhja dhe kopështi, ishin Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe Krytetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

“Kjo shkollë është një prej 38 objekteve arsimore që janë rindërtuar në Bashkinë Kamëz. Për vitin 2024-2025 hapim kantieret për 40 shkolla, palestra dhe terrene sportive, ndërkohë që përfundojmë projektet sa i përket rindërtimit, por edhe me mbështetje të partnerëve tanë, 100 objekte arsimore në gjithë vendin brenda 2024”, tha Ministrja Manastirliu.

Ky kompleks arsimor i shtrirë në 4,400 m2, përfshin përveç shkollës 9-vjeçare “Demokracia” edhe kopshtin dhe çerdhe që tashmë kanë hapur dyert për 700 nxënës, fëmijë, mësues dhe edukatorë. Shkolla 9-vjeçare “Demokracia” është një investim i qeverisë shqiptare prej 380 milion lekë, një shkollë model, sipas të gjitha standardeve, me klasa komode dhe ambiente për laboratorë, bibliotekë, sallë aktivitetesh, auditor prej 180 vendesh, palestër, ambiente sportive e hapësira rekreative, në shërbim të gjithë komunitetit të zonës së Valiasit të ri të bashkisë Kamëz.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular