Këtë mëngjes zona përreth Rinasit është “pushtuar” nga mjegulla e dendur, e cila ka krijuar vështirësi jo vetëm në qarkullimin e automjeteve, por edhe avionëve.
Dendësia e mjegullës është mjaft e madhe dhe shikueshmëria është tepër e ulët.
Mjegulla e dendur ka sjellë edhe probleme në uljen e avionëve, ku siç shihet përmes këtyre fotove të shkëputura nga Flight Radar, avionët bëjnë disa rrotullime përpara se të ulen.