BallinaAktualitetParashikimi i motit/ E hënë e kthjellët, pasditja sjell vranësira

Parashikimi i motit/ E hënë e kthjellët, pasditja sjell vranësira

spot_img
spot_img

Kjo e hënë do të jetë e kthjellët deri pas mesditës kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin. Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit. Parashikohet që pasditja dhe në vijim të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin. Nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por rriten ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale deri në 22°C vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zona veriore dhe veriperëndimore, por nuk priten reshje. Po ashtu; pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë C vlera më e ulët deri në 18 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era do të paraqitet mesatare dhe hera herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – jugperëndimore të MV. Orët e pasdites do të shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të MV, por nuk priten reshje. Parashikohet që kjo situatë e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së martës. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit por rriten në vlerat e mesditës duke u luhatur nga 2°C minimalja deri në 20°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë 24 orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Europa

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të paraqiten gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi, ku moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe reshjet do të jenë prezente. Konkretisht ishujt britanikë si edhe Europa Qendrore do të dominohen nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere, ku problematike situata do të jetë në Britani, Holandë e Belgjikë. Për sa i përket Europës Lindore do të mbizotërohet nga shira intensivë duke sjellë përmbytje në shumë rajone të saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular