BallinaPolitikePërse e lakmon kaq shumë pushtetin kjo kastë e vjetër politike?

Përse e lakmon kaq shumë pushtetin kjo kastë e vjetër politike?

spot_img
spot_img

Nga Florenca Meço
Kryetare e PD Beerat
Klasa e vjetër politike qartësisht është e kompromentuar. Personazhet e saj janë të shumtë të pasuruar deri në neveri. Ndaj dhe aktualisht është fakt që pasuria nuk u bën më përshtypje. Duket se ajo nuk është qëllimi i tyre kryesor. U mësuan me të dhe besojnë se të tillë kanë lindur. Objektivi “ pasuri” është realizuar. Por kjo nuk mjafton. Bashkë më paranë, ata kanë një nevojë akoma më të madhe: dëshirën për pushtet. Është pushteti dhe jo pasuria që u jep adrenalinën jetike. Nuk ngopen, janë të varur nga pushteti njëlloj si nga droga. Nuk ndahen dot. E kanë domosdoshmëri pushtetin sepse vetëm ai u jep gjallëri, shkëndija jete, impulse energjie. Nuk mund të jetojnë dot më pa pasur fuqinë të vendosin për të tjerët. Jeta u humbet kuptimin kur rreth tyre nuk shohin servila, lakmitarë, zullumqarë që intrigojnë e spiunojnë njëri tjetrin. Monotonia e jetës i mbyt nëse nuk përçmojnë, nuk përdorin të tjerët ti shtrydhin, ti hedhin poshtë, ti venë kundër njëri tjetrit. Adrenalina vërshon në çdo qelizë të qënies së tyre kur shkatërrojnë jetë, pasione, karriera , projekte, mendime të cilat nuk u vijnë për shtat. E bëjnë gjumin top kur varrosin kundërshtarin, politik. E dinë që pushteti i gjatë të krijon ngjashmëri me një diktator, por nuk e mbajnë veten për të tillë. Gjejnë mënyra trendi për të ushtruar pushtetin . Por në fund edhe adrenalina shteron, ajo pasohet nga paranoja dhe më pas kthehen në të ngjashëm me një diktator.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular