Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të hënë kompleksin e ri arsimor në Valias të Ri.
Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të hënë kompleksin e ri arsimor në Valias të Ri.
I shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, Rama pa nga afër ambientet e reja në shkollën “Demokracia”, kopshtin dhe çerdhen e re,
“U hapën dyert për mbi 700 nxënës, fëmijë, mësues dhe edukatorë, në një kompleks të rindërtuar nga themelet, i shtrirë në 4,400 m2, me standarde europiane. Është falë qytetarëve që na dhanë këtë mundësi, se do ishim Akoma me ata që merreshin me ujërat e zeza”, u shpreh kryeministri.
Tërmeti i Nëntorit 2019 dëmtoi dhe shumë struktura arsimore në të gjithë bashkitë ku vala sizmike ishte shkatërruese.
Ne Kamëz, si pjesë e programit të Rindërtimit, u përfshinë në listë për t’u ndërtuar nga e para apo rindërtuar 38 shkolla e kopshte, një prej të cilave shkolla Demokracia që u inspektua nga Kryeministri këtë fillimjave.
“Nëse ka një bashki që ka rilindur, ajo është Kamza”, tha Kryeministri Rama.
Vetë Rama, projektet e rehabilitimit dhe rindërtimit në këtë bashki e cila prej 2019 drejtohet nga socialistët, i sheh si kthim të investimit që banorët e Kamzës kanë bërë duke votuar PS.
Kryeministri Rama: Deri dje nuk shikoje telat se shikoje mos zhyteshe në gropë.
Qytetari: Unë jam demokrat.
Kryeministri Rama: E para e punës demokratë jemi të gjithë. Çështja është a je me ata të vulës.